SOT MINISTRI I SHËNDETËSISË, DR.BEKIM SALI, MBAJTI TAKIM ME ZËVENDËSAMBASADORIN E SHBA-SË, SH.T. ERIK MEJER

Sot Ministri i Shëndetësisë, Dr.Bekim Sali, mbajti takim me zëvendësambasadorin e SHBA-së, SH.T. Erik Mejer, të cilit i shprehu mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e sistemit shëndetësor, si dhe për ndihmën dhe mbështetjen vetëmohuese që në fillimet e krizës. Ndihma totale e qeverisë amerikane është mbi 9 milionë dollarë amerikanë ,për vendin tonë në përballjen me pandeminë kovid, duke mbështetur dhe forcuar laboratorin në ISHP, rindërtimin e objekteve shëndetësore dhe fondet me të cilat USAID do të mbështesë OBSH-në për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve si dhe për gatishmërinë dhe reagimin ndaj emergjencave të sistemit shëndetësor gjatë pandemisë në mënyrë që të sigurohet mbulim më i madh dhe dorëzim i sigurt e vaksinave kundër Covid.Takimi i sotëm synon forcimin e mëtejshëm dhe një hap tjetër përpara në përmirësimin e sistemit tonë shëndetësor.

Сподели на:

Related Posts