Sot në Klinikën e Pulmologjisë dhe Alergologjisë, ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, mori pjesë në lëshimin në përdorim të koncentratorëve të rinj të oksigjenit, të cilët tashmë janë shpërndarë nëpër disa institucione shëndetësore publike.
Me këtë rast ai deklaroi: “Bëhet fjalë për gjithsej 150 koncentratorë të oksigjenit, nga të cilët 70 koncentratorë të oksigjenit do të shpërndahen në klinikat universitare, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet në institucionet e tjera shëndetësore publike.”
“Pajisja në vlerë prej 96 mijë eurosh vjen si donacion i “Islamic Relief USA”, ndërsa partneri lokal i projektit është “Kalliri i Mirësisë”.
Me këtë rast dua të shpreh falënderim të veçantë për kryetarin e “Kallirit të Mirësisë”, z. Nexhati Lika, dhe drejtorin e „Islamic Relief“ për Shqipëri dhe Kosovë, z. Muhamed Soliman.”, përfundoi ministri Sali.