Zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit, me qëllim të përmirësimit të sistemit shëndetësor të vendit tonë, ishte në fokus të takimit të sotëm të ministrit të Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, me drejtorin e zyrës së Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, Massimiliano Paolucci.Hapi tjetër i bashkëpunimit të përbashkët është shpërndarja e publikimit për sëmundjet jo ngjitëse me theks në hipertensionin dhe diabetin, kujdesin afatgjatë për pacientët e moshuar, me theks të veçantë në aktivitetet për reformimin e sistemit të kujdesit shëndetësor parësor.
/**
*/