Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, ka zhvilluar takim pune me ambasadorin e Republikës së Francës, z. Cyril Baumgartner, me të cilin kanë diskutuar për mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit. Ministri Mexhiti falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar rëndësinë e asistencës teknike të ofruar për mbështetjen e sektorit për transfuzion në RMV. Rezultati i kësaj mbështetjeje ishte miratimi i Ligjit për Sigurinë e Gjakut. Gjithashtu u diskutuan sfidat dhe prioritetet aktuale në drejtim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore, për të cilat ambasadori shprehu gatishmërinë për t’i mbështetur.
/**
*/