Takim ditor i zëvendësministrit Vladimir Rendevski me fëmijët me diabet tip 1 dhe prindërit e tyre në Hipodromin në Shkup. Sot zëvendësministri i Shëndetësisë,doc.dr Vladimir Rendevski në klubin e kuajve Hipodrom,mori pjesë në takimin ditor me Shoqatën për diabet të fëmijëve të Maqedonisë-BALANS MK.Në shoqërimin ditor joformal,u treguan përvoja me të cilat prindërit e fëmijëve me diabet,i kanë gjatë jetës së përditshme,problemet që hasin,si dhe strategjitë dhe planet e kësaj shoqate. Me theks të veçuar prioritar është që sa më shpejtë të jetë furnizimi institucional i CGMs (Con2nuous Glucose Monitors systems) ose sisteme për ndjekje kontinuale dhe pa dhimbje të glikemisë, pajisje mjekësore të cilët tek fëmijët dhe njerëzve me diabet u sigurojnë kontrollë dukshëm më të mirë të glikemisë, numër më të ulët të hipoglikemisë dhe glukovarabilitet më i ulët dhe ëndërr e qetë. Këto sisteme përveç matjes ofrojnë edhe tregues, d.mth. tendencat në lëvizjen e ardhshme të sheqerit në gjak – nëse do të jetë stabil, respektivisht a do të ngrihet apo do të ulet dhe ato ulje dhe rritje do të jenë të ngadalta ose të papritura: parashikimi i hipo ose hiperglikemisë në kohë reale.Zëvendësministri Rendevski u zotua që ky problem të zgjidhet sa më shpejt, me qëllim që të mundësohet jetë cilësore fëmijëve me diabet tip 1 në vendin tonë.
/**
*/