Pëkrundër sfidave që përballemi çdo ditë me patologji të ndryshme, detyra e mjekut ka edhe entuziazmin e vet në momente kur arrin të kthesh buzëqeshjen nga një fytyrë e zymtë.
Sot kemi punë me pacient të edukuar dhe mirë të informuar për sëmundjen e tyre andaj nga mjeku kërkohet të mbajë përgjegjësi të lartë si dhe jetë në hap me trendet dhe studimet me të reja në shkencën mjekësore.
Aktualisht punoj si mjek i përgjithshëm në ordinancën private Edial Medika në Tetovë që përmbush dëshirën time që karieren e mjekut ta filloj nga mjekësia primare. Përkujdesi maksimal ndaj pacienteve dhe rezultatet e mira bejnë që ta dua kët profesion ende më shumë si dhe të jem falenderues ndaj mësuesëve të mi.