ZËVENDËSMINISTRI I SHËNDETËSISË, DR.VLADIMIR RENDEVSKI NË MBËSHTETJE TË PACIENTËVE ME KANCER GJIRI

Zëvendësministri i Shëndetësisë, dr. Vladimir Rendevski, së bashku me ambasadoren amerikane Anxhela Prajs Ageler dhe bashkëshorten e presidentit, Elizabeta Georgievska, u shkruan mesazhe pacientëve me kancer gjiri dhe familjeve të tyre për të mbështetur betejën e tyre me këtë sëmundje.

Tani vijon skriningu për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, ku përfshihen gratë e moshës nga 45 deri në 69 vjeç që nuk kanë bërë mamografi në dy vitet e fundit. Qëllimi i skriningut është zbulimi i kancerit në një fazë të hershme.

Сподели на:

Related Posts