Sot në Qendrën Hospis ,Sue Rajder në Manastir, e cila është pjesë e ISHP-së Spitalit Special për Geriatri dhe Mjekësi Paliative “13 Nëntori” Shkup, u përurua kabinet intern me spital ditor, i cili përveç kujdesit shëndetësor për pacientët e hospitalizuar , do të ofrojë shërbime shëndetësore për pacientët e tjerë duke caktuar terminet përmes sistemit “Termini im”.
Të punësuarve dhe të ftuarve të pranishëm fillimisht iu drejtua drejtoresha Dr. Salija Latif Petrushovska, e cila dha pasqyrë të dinamikës dhe përfundimit të këtij investimi, me falënderim të veçantë për Komunën e Manastirit dhe dhe ish-kryetaren e Komunës znj. Natasha Petrovska, në mandatin e së cilës janë siguruar një pjesë e mjeteve.
Në këtë përurim mori pjesë edhe Zëvendësministri i Shëndetësisë, Vladimir Rendevski, i cili theksoi rëndësinë e këtyre Ambulancave Interne në kuadër të institucioneve të tilla për kujdesin paliativ dhe geriatrik, të cilat dukshëm lehtësojnë shërbimin shëndetësor për këta pacientë të hospitalizuar. Rendevski në emër të Ministrisë së Shëndetësisë theksoi mbështetjen për hapjen e kabineteve neurologjike në këto institucione, sepse shumë nga pacientët kanë sëmundje shoqëruese të sistemit nervor.