INFORMACIONE DHE REKOMANDIME KARDIOLOGJIKE PËR PARANDALIMIN E RREZIKUT DHE MBROJTJEN E PACIENTËVE ME SËMUNDJE TË ZEMRËS

Kardiologët këshillojnë që sëmundjet e zemrës rrisin  rrezikun e pandemisë COVID- 19 dhe që informacioni dhe rekomandimet në kohë janë një armë e fuqishme për pacientët e zemrës, të cilët duhet të jenë të vetëdijshëm se kanë një rrezik të rritur për të qenë në gjendje të mbrojnë veten dhe të zvogëlojnë  rrezikun e infeksionit të. rrugëve të frrymëmarjes me koronavirusin e ri. Deri më tani dihet se  shumica e të infektuarve, pra 80 % e të  infekektuarve do ta  kalojën lehtë me trajtimi shtëpiak., ndërsa 20% e të infektuarve do të kërkojë shtrimin në spital për pneumoni, dhe dy deri në pesë do të kërkojnë kujdes intensiv dhe ventilim të asistuar.

Rekomandime praktike kardiologjike:

– Nëse  pacienti  i sëmur me sëmundje  kardiologjike dyshon se i ka simptomat e mëposhtme: temperatur, kollitje,frymëmarje të rënduar(gulçitje) , dhimbje koke ose dhimbje të fytit, hiperemi e përgjithshme është e nevojshme të telefononi mjekun amë, dhe t´ja tregoni  diagnozën tuaj kardiovaskulare, trajtimet dhe qëndrimi në një spital kardiologjik, ti tregoj të gjitha barnat që i përdor, në mënyrë që të sigurojë një vlerësim më të mirë nga mjeku  amë për veprime të mëtutjeshme. Rekomandimi i mjekut amë  duhet të ndiqet plotësisht.

– Nëse pacienti i sëmur me sëmundje  kardiologjike ka simptoma të tilla si shtërngime  në gjoks, e cila zgjat më shumë se pesë minuta dhe ata  nuk qetësohen gjatë përdorimit të barnave aktuale, është e nevojshme që menjëherë të konsulltoheni me mjekun amë, i cili do ta udhëzoj se si të veproj më tej.

– Shumica e pacientëve nuk do të kenë pasqyrë të rëndë klinike, edhe nëse kanë COVID-19, por përdorimi i rregullt i barnave dhe njohja e stafit mjekësor që kujdesen për pacientin me mjekimin aktual është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

– Çdo  pacient i cili  mjekohet për shtypje të lartë të gjakut, është e nevojshme të monitorohet shtypja e gjakut  duke e matur vetë  dhe duke e regjistruar vlerën e matur, dhe të konsultohet me mjekun amë  me telefon, nëse shtypja e gjakut  tejkalon 150/100 dhe për ta rritur dozën e barnave, të cilat i  ka përdorur rregullisht deri atëherë, dhe nëse shtypja e gjakut  akoma nuk është i rregulluar, këshillohuni për një kontrollë në ordinanc.

– Stresi dhe frika nga pasiguria në këto kushte emergjente, si dhe ekzistenca e zakoneve të dëmshme mund të ndikojnë në shtypjen e gjakut. Në disa raste, këshillat e mira njerëzore dhe mjekësore për ushqimë të shëndetshme dhe shprehi  të shëndetshme mund të qetësojnë disa  ankthe dhe të lehtësojnë situatën në të cilën gjendemi të gjithë.

– Pacientët që kanë terapi kronike afatgjate për angina pectoris ose sëmundje të arterieve koronare duhet të vazhdojnë të marrin barnat, pavarësisht nëse kanë simptoma të infeksionit. Shumica e pacientëve nuk do të kenë një pasqyrë të rëndë klinike edhe nëse kanë COVID -19, por është e nevojshme që medikamentet të përdoren rregullisht dhe të sigurohen informacione të sakta dhe të hollësishme për stafin mjekësor në lidhje me terapinë aktuale.

– Marrja e barnave dhe ndjekja e rekomandimeve të mjekut mund të zvogëlojë rrezikun e komplikimeve nga kjo urgjencë stresuese, si dhe rreziku i infeksionit në mushkëri. Te pacientët ku është kryer revaskularizimi, për shembull, nëse ata kanë stent ose anashkalim, ekziston rreziku i komplikimeve nga infeksioni viral i rrugëve të frymëmarrjes. Stentimi ose anashkalimi ul ndjeshëm atë rrezik nëse pacienti është ndier mirë deri më tani. Është e rëndësishme që të merrni barnat  tuaja rregullisht dhe të njoftoni mjekun kompetent i cili udhëheq historiatin tuaj.

– Terapia me statine te  pacientët  me sëmundje kardiovaskulare është e nevojshme për të vazhduar me dozën e rekomanduar për të parandaluar dhe stabilizuar sëmundjen koronare dhe vaskulare. Ekzistojnë prova që marrja e statinave zvogëlon rrezikun e komplikimeve kardiovaskulare të shoqëruara me COVID -19 te pacientët me sëmundje të zemrës që kanë zhvilluar një infeksion viral. Statinat kanë një efekt imunostimulues dhe stabilizojnë shtresën e brendshme të enëve të gjakut, duke ndikuar kështu në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Kardiologët rekomandojnë shtyerjen e çdo termin të caktuar më parë për stres koronar, ekokardiogram, Holter, angiografi koronar, kontroll teknik i një pacienti me pejs-merker të implantum ose pajisje tjetër për të mbrojtur pacientët dhe për të parandaluar përhapjen e infeksionit koronavirus. Është e nevojshme të shtyhet çdo test ,procedurë ose konsultë që nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në gjendjen kardiologjike.

– Trajtimi në spital dhe angiografia koronare nuk rekomandohet te pacientët  me sëmundje  akute të zemrës me rrezik kardiak, i cili tejkalon rrezikun e infeksionit gjatë një pandemie.

– Pacientët që kanë vështirësi të mëdha dhe shtërngim në gjoks, si dhe rrahje të shpeshta të zemrës, duhet të paraqiten me rezultatet aktuale të EKG-së dhe me rezultatet e testeve dhe dokumentet e mëparshme mjekësore për konsultim me mjekun amë, në mënyrë që të vlerësojnë nevojën për veprim të mëtejshëm.

Çdo kardio- pacient duhet të vijë me një maskë, të shoqëruar maksimum nga një antar I familjes, i cili gjithashtu duhet të vë një maskë. Maska kirurgjikale mbrojtëse në fytyrë parandalon dhe mbron mjedisin e pacientëve që vijnë për ekzaminim nga përhapja e infeksionit të mundshëm. Vënija e maskës tuaj gjatë ekzaminimit mbron stafin mjekësor që duhet t’ju ndihmojën për egzaminimin e anomalive të tuaja të zemrës. Vënija e një maske mbrojtëse gjatë ekzaminimit është në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësis.

Сподели на:

Related Posts