Pas konstatimit se gruaja e ndjerë nga Velesi është pozitive me koronavirusin, e cila u gjet e vdekur me djalin e saj dy ditë më parë, Ministria po zgjeron hetimin, i cili përfshin disa institucione.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik kryen një analizë tjetër të strishiove -material të marrë nga trupi për të konfirmuar rezultatin pozitiv të koronavirusit.
Sa për informacionin tjetër fillestar në lidhje me rastin, deri më tani dihet vetëm se gruaja duhet të ketë vdekur më shumë se një javë më parë.
Rezultatet e autopsisë, do të jenë gati brenda javës tjetër, duhet të zbulohet periudha në të cilën ajo vdiq. Informacionet që raportun disa media dje se të ndjerët kishin vdekur për më shumë se një muaj, nuk janë të sakta dhe priten analizat përfundimtare.
Në hetim të këtij rasti do të përfshihen Ekspertët mjekoligjorë-nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe ekipi i epidemiologëve nga Instituti i Shëndetit Publik . Rasti do t’i raportohet edhe Organizatës Botërore të Shëndetësia , e cila do të përfshihet në mbështetje nëse është e nevojshme.