REKOMANDIMET PËR PACIENTËT ME SËMUNDJE TË VESHKËVE, PACIENTËT ME DIALIZË DHE PACIENTËT ME VESHKË TË TRANSPLANTUAR NË KUSHTE TË INFEKSIONIT TË PANDEMISË ME COVIDIT -19

Infeksioni me koronavirus mund të paraqet një kërcënim serioz për pacientët me sëmundje të veshkave, veçanërisht ata që janë në dializë ose me veshkë të transplantuar. Për këtë qëllim, Klinika Universitare e nefrologjisë ka hartuar rekomandime për pacientët me sëmundje të veshkave, përfshirë pacientët në dializë (peritoneale ose hemodializë) dhe pacientët me veshkë të transplantuar.

Të gjithë pacientët duhet të vazhdojnë të marrin terapinë e përshkruar në doza të përshkruara, duke përfshirë aty edhe barnat antihipertensive nga grupi i ACE inhibitorëve , për derisa mjekët e tyre nuk i rekomandojnë ndryshe. Pacientët me hemodializë mund të zhvillojnë simptoma më të buta se pacientët e tjerë të infektuar me koronavirus. Pacientët me transplant duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme si për popullatën e përgjithshme.

Rekomandimet e mëposhtme janë të destinuara për pacientët me hemodializë kronike:

-Pacientët të cilët kanë ethe, temperaturë të lartë ose simptoma të frymëmarrjes (kollë, gulçim) duhet së pari të paraqiten në qendrat e tyre të dializave para mbërritjes, ku do të ekzaminohen në një dhomë të veçantë të pavarur nga ambientet e dializës. Marrja e testeve për COVID-19 infeksionin është sipas një protokolli standard si dhe për popullatën e përgjithshme. Për 14 ditë këta pacientë dializën e kryejnë në një dhomë të veçantë nga pacientët e tjerë, derisa të merret një rezultat nga testimi për COVID-19.

-Sa i përket vendit të dializës, procesi i dializës së pacientëve të dyshuar me korona infeksion, duhet të vazhdojë në të njëjtën qendër, d.m.th. të mos referohen në qendra tjera.

-Për sa i përket transportit të pacientëve me temperaturë të lartë trupore të dyshuar me koronavirus, ata duhet të vijnë me transport individual, d.m.th. të mos përdorin transportin publik për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së infeksionit nga një pacient potencialisht i infektuar me COVID-19. Të gjithë pacientëve u kërkohet të mbajnë një maskë mbrojtëse (preferohet kirurgjikale) dhe gjithashtu edhe shoferi.

-Për trajtim të mëtutjeshëm, pacientët të konfirmuar me COVID-19 do të referohen në një spital të specializuar për trajtimin e pacientëve të infektuar.

Rekomandimet e mëposhtme janë të destinuara për pacientët që kanë kryer transplant:

-Nëse pacientët me transplant shfaqin simptoma të tilla si temperaturë të lartë trupore, ethe dhe kollë, ata së pari duhet të telefonojnë në Klinikën e Nefrologjisë (kontakt tel. 070 387 054) për të shmangur kontaktin me pacientët e tjerë dhe për të parandaluar përhapjen e mundshme të infeksionit.

-Pacientët me veshkë të transplantuar që janë kthyer nga jashtë duhet të kryejnë izolim 14-ditor, siç është rasti për popullatën e përgjithshme.

-Pacientët me transplant të veshkave në Klinikën e Nefrologjisë të cilët do të kenë nevojë për ndonjë trajtim tjetër, do të vendosen në një dhomë izolimi, pavarësisht nga pacientët e tjerë.

-Pacientët të cilët duhet të paraqiten në spital ose institut për çfarë llojë trajtimi ose marrë një shtupë për COVID-19 duhet të mbajnë maska mbrojtëse. Në kushte të një pandemie të deklaruar me virusin COVID-19, gjetjet shkencore tregojnë se grupe të caktuara të pacientëve me sëmundje shoqëruese (diabeti, hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundje të veshkëve) janë më të ndishëm ndaj infeksionit COVID-19 dhe mund të zhvillojnë sëmundje më serioze.

Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme të ndiqni rekomandimet profesionale për mbrojtjen dhe parandalimin e virusit:

– Lani duart më shpesh duke përdorur sapun, të paktën 20 sekonda

– Përdorni një dezinfektues me 60% alkool nëse nuk keni sapun

– Mos prekni hundën, sytë dhe gojën

– Mbani një distancë të paktën prej 1.5 – 2 metra nga njerëzit e tjerë

– Kur kollitni ose teshtitni, përdorni një shami ose me bërryl të kthyer

– Mos prekni objektet kur lëvizni jashtë

– Dilni vetëm pas gjërave të nevojshme dhe shkurtimisht

– Qëndroni në shtëpi dhe mbroni veten dhe të tjerët në komunitet.

Sipas të dhënave të mëparshme, nga pacientët që zhvillojnë një infeksion të rëndë të koronavirusit dhe kërkojnë shtrimin në spital, çrregullimet e veshkave raportohen prej 25 deri 50% të tyre, dhe manifestohen me një sekretim më të madh të proteinave dhe qelizave të kuqe të gjakut në urinë. Vetëm një përqindje e vogël e pacientëve (<15%) zhvillojnë një ulje të funksionit renal ose dëmtim akut renal. Deri më tani, nuk është raportuar për ndonjë dëmtim afatgjatë për pacientët të cilët janë shëruar nga një formë e rëndë e sëmundjes koronare të zemrës

Сподели на:

Related Posts