Klinika Universitare e Hematologjisë-Shkup në periudhën e urgjencës së shkaktuar nga përhapja e sëmundjes COVID-19 po punon me kapacitet të plotë, në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë Veriore
Masat merren çdo ditë për të mbrojtur dhe maksimizuar sigurinë e pacientëve dhe stafit mjekësor, ndërsa pacientëve u sigurohet trajtim specifik i vazhdueshëm 24-orësh.
Roli më i rëndësishëm në parandalimin e COVID-19 tek pacientët me sëmundje hematologjike është kontrolli i sëmundjes themelore hematologjike.
Rekomandime më specifike për sëmundjet më të zakonshme hematologjike
-Limfomat agresive – Nuk rekomandohet ndryshimi ose shtyrja e terapisë fillestare.
-Limfomat indolente – Rekomandohet që fillimi i terapisë të vonohet sa më shumë që të jetë e mundur, d.m.th. qasja “shikoni dhe prisni”.Tek pacientët që duhet të vazhdojnë terapinë e mirëmbajtjes me Rituximab, rekomandohet që e njëjta të anulohet, nëse tashmë është në terapi mirëmbajtjeje, intervali i aplikimit mes cikleve të zgjatet
-Hodgkin Lymhoma – Nëse është e mundur, radioterapia duhet të shmanget sepse kryhet në seanca të shumta, duke kërkuar vizita të shpeshta në spital.
-Leucemia limfoblastike akute – Në leucemitë akute, qëndrimet janë të ndryshme. Testimi për SARS-CoV-2 me metodë PCR është i detyrueshëm para fillimit të trajtimit dhe menjëherë fillimi i terapisë standarde te pacientët me COVID-19 negativ.
-Sindromi Myelodysplastic – Në sindromat myelodysplastic me rrezik të ulët, preferencë (përparsi) u jepet agjentëve stimulues të eritropoietinës para transfuzionit të eritrociteve, i cili është i kufizuar në situata kur është rreptësisht i nindikum.
-Neoplazmat myeloproliferative (Ph + dhe Ph-) – Tek pacientët e sapo diagnostikuar me neoplazma mieloproliferative, përfshirë leuceminë mieloide kronike,mundë të fillohet me marjen e të gjitha barnave, përveç se ekziston një rezervë për fillimin e terapisë me inhibitorët JAK2inin-Ruxib. Te pacientët e diagnostikuar tashmë që i nënshtrohen terapisë me tirozinë kinazë inhibitorët (TKI), terapia hidroksirea vazhdon rregullisht, ku vizitat në spital duhet të zëvendësohen me komunikim përmes aplikacioneve digjitale (Viber, email, dhe numrat e telefonit).
-Mieloma e shumëfishtë – Terapia fillestare, si për kandidatët për transplantim, ashtu edhe për pacientët jo të përshtatshëm për transplantim, nuk duhet të ndryshohet. E njëjta vlen edhe për terapinë e mirëmbajtjes.
Si të parandalojmë zhvillimin e
COVID-19 te pacientët me sëmundje malinje hematologjike dhe te pacientët
që kalojnë transplantim të palcës kuriyore? A ka rekomandime specifike?
•Ashtu si me popullatën e përgjithshme, zbatohen masat e
shmangies së kontaktit dhe distancimit shoqëror.Caktimi i pacientëve në
aspektin e dhimbjes është planifikuar saktësisht në kohë, në mënyrë që të ruhet
një distancë e përshtatshme 1-2 metra midis pacientëve në dhomat e pritjes.
•Higjiena e rregullt e duarve me sapun dhe ujë, me
deyinfektues dore.
•Përdorimi i maskave mbrojtëse është i detyrueshëm në
situatat kur izolimi i kontaktit është i pamundur. Për sa i përket maskave
mbrojtëse, ato zakonisht ndahen në dy grupe: 1) maska kirurgjikale dhe
2) respiratorë protektues shumë mbrojtës – KN95, FFP2 / 3.
Duhet pasur kujdes se cila maskë duhet të përdoret dhe kur. Maska kirurgjikale mbrojnë nga transmetimi i virusit nga personat e infektuar me / pa simptoma. Për dallim prej tyre, maskat FFP2 / 3 mbrojnë nga marrja e një infeksioni viral vetëm ata që e mbajnë, dhe nuk mbrojnë pjesën tjetër të dhomës nga transmetimi i virusit.
•E patjetërsueshme është të respektohen masat për vetë
izolim, dhe në disa raste karantinë, gjatë dhe para fillimit të kimioterapisë.
Pacientët duhet të edukohen me kujdes rreth këtyre masave dhe të marrin
udhëzime me shkrim.
•Sa i përket profilaksisë me imunoglobulinat intravenoze,
duhet të theksohet se këto imunoglobulina nuk janë specifike për virusin dhe
për këtë arsye nuk ofrojnë mbrojtje specifike virale. Imunoglobulinat
intravenoze duhet të administrohen sipas rekomandimeve të EMA, pra te pacientët
me hipogammaglobulinemi të rëndë që kanë infeksione të shpeshta.
•Superinfeksionet bakteriale mund të jenë një problem shtesë,
por profilaksia antimikrobike me përdorimin e G-CSF dhe antibiotikëve jashtë
rekomandimeve të zakonshme nuk rekomandohen! Të dhënat e deritanishme nga
studimet tek pacientët me transplant në periudhën e hershme pas transplantimit
(deri në 90 ditë) me infeksion respirator viral kanë treguar që përdorimi
profilaktik i antibiotikëve është një faktor i pavarur për rezultatin e
infeksionit.
•Rekomandohen vaksinimet e gripit seyonal dhe vaksinat pneumokokale
•Nga të dhënat e deritanishme, mund të konkludohet se roli më i rëndësishëm në parandalimin e COVID-19 tek pacientët me sëmundje hematologjike, si dhe në viruset e tjera të frymëmarrjes, është kontrolli i sëmundjes themelore hematologjike.
Pacientët hematologjikë që dyshohet se janë të infektuar me COVID-19 duhet të:
-o të kontaktojnë mjekun tuaj amë me telefon,
-o të deklarojnë diagnozën hematologjike,
-o ti tregojnë të gjitha barnat që ata përdorin, në mënyrë që të sigurojë një vlerësim më të mirë nga mjeku amë për veprime të mëtejshme.
-o Rekomandimet e mjekut amë duhet ti respektojnë plotësisht.
Për të gjithë informacionin e nevojshëm, pacientët mund të
këshillohen me një mjek nga klinika në numrat e telefonit në vijim:
Ø 075 477 240,
Ø 075 477 241,
Ø 075 477 242,
Ø 075 477 243,
Ø 075 477 244,
Ø 075 477 245.