KLINIKAT ME KAPACITETE SPITALORE SHTESË PËR TRAJTIMIN E KOVIDIT ,KONTROLLET DHE NDËRHYRJET E RREGULLTA VAZHDOJNË

Të gjitha klinikat interne që janë brenda Qendrave Klinike, janë të gatshme të pranojnë pacientë me COVID-19 dhe nuk do të ndalojnë me punën e tyre normale, gjegjësisht intervenimet në baza ditore.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka pasur takim me drejtorët e klinikave, me çka janë siguruar 150 shtretër shtesë dhe kuadri mjekësor është i gatshëm të punojë me pacientë me koronavirus,por puna aktuale nuk do të mungojë duke trajtuar çdo ditë pacientë të cilët nuk janë me kovidë.

Kujdesi për pacientët me COVID-19 do të jetë nën protokolle të veçanta, është bërë ndarje me zona të kuqe dhe të gjelbërta, gjegjësisht janë ndarë pjesët ku do të hospitalizohen pacientët me COVID, nga pjesa tjetër e pacientëve të cilët kanë nevojë për kontrolle ose intervenime të rregullta.

Instituti për Sëmundjet e Mushkërive tash më ka pacientë me Covid dhe klinikat e tjera interne janë në dispozicion.Qendra Klinike është mobilizuar dhe askush nuk do të mbetet pa kujdes shëndetësor. Përveç shtretërve spitalorë, stafi është i gatshëm të punojë me një numër pacientësh, tashmë është vendosur një sistem rotacioni i mjekëve dhe personelit mjekësor, si dhe një orar për shërbimin për të mbuluar ndërhyrjet e vazhdueshme dhe ekzaminimet me pacientë që kanë nevojë për kujdes shëndetësor në një nga Klinikat.

Gjithashtu rreth 180 specialistë shtesë nga Shkupi dhe qytet e tjera do të kthehen në klinikat e tyre, ku do të bëhet riorganizim i punës dhe rotacion i personelit, që pacientët të marrin trajtimin e duhur.

Сподели на:

Related Posts