JANË REGJISTRUAR 87 RASTE TË REJA TË COVID-19 – NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIKUARVE ËSHTË 154.891, 197 PACIENTË JANË RIKUPERUAR –17 PERSONA KANË NDËRRUAR JETË

Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik:

Në 24 orët e fundit, janë kryer 2.953 teste, dhe 87 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në: Shkup – 26, Radovish – 9, Kumanovë dhe Kratovë – nga 6 , Prilep – 5, Manastir, Strumicë, Koçanë dhe Kërçovë -nga 4, Negotinë dhe Dellçevë – nga 3, Tetovë, Gostivar, Ohër, Strugë dhe Sveti Nikolë – nga 2, Kavadar, Shtip dhe Kriva Pallankë – nga 1.

Janë regjistruar 197 pacientë të rikuperuar nga: Shkup – 91, Prilep – 25, Ohër – 14, Kumanovë – 12, Manastir – 10, Veles – 7, Strugë dhe Kavadar -nga 6 , Shtip dhe Gjevgjeli – nga 4 , Koçanë, Kërçovë, Sveti Nikolë dhe Vinicë – nga 3 , Strumicë dhe Berovë -nga 2, Tetovë dhe Pehçevë -nga 1 .

Gjithsej janë raportuar 17 persona të vdekur: 5 persona nga Shkupi (66, 71, 76, 79 dhe 80vjeç), 3 persona nga Tetova (60, 70 dhe 73), 2 persona nga Kumanova (73 dhe 82) , 1 person nga Prilepi (58), 1 nga Shtipi (58), 1 nga Kërçova (81), 1 nga Strumica (59), 1 nga Gostivari (47), 1 nga Resnja (80) dhe 1 nga Bogdanci (70). Nga të raportuarit, dy kanë ndërruar jetë në shtëpi dhe 15 të tjerët në spital.

Janë kryer 2.953 teste përmes: ISHP-325, Shkup-81, QSHP Manastir-81, QSHP Prilep-41, QSHP Tetovë – 32, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile-0, Mjekësia Ligjore-0, Laboratori i Spitalit Kozle-17 , KU Pulmonologji me Alergologji-3, SP 8 Shtatori-11 , Instituti i Mikrobiologjisë-93, MANU-86, Zhan Mitrev (Philip II) -239, Avicenna-296, Biotek-315, Sistina-260, laboratori Laor- 379, Sinlab-41, Remedika-58, Plodnost-47, Genea-8, Objektet shëndetësore publike dhе Objektet shëndetësore private (teste të shpejta) – gjithsej 540.

Deri më tani,në vend janë kryer gjithsej 763.451 teste të Covid-19 .

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 154.891, numri i pacientëve të rikuperuar është 146.499, numri i vdekjeve është 5.249 dhe numri i rasteve aktive është 3.143.

Сподели на:

Related Posts