Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik:
Në 24 orët e fundit janë kryer 2.802 teste, dhe janë regjistruar 15 raste të reja të COVID-19 nga: Kërçovë – 5, Shkup – 4, Tetovë- 3 , Prilep, Ohër dhe Dellçevë – nga 1 rast.
Janë regjistruar 14 pacientë të rikuperuar nga: Shkup – 11, Kumanovë, Gostivar dhe Kërçovë – nga 1. Asnjë rast vdekje nuk është regjistruar.
Janë kryer 2.802 teste përmes: ISHP-178, QSHP Shkup-54, QSHP Manastir-53, QSHP Prilep-27, QSHP Tetovë-19, QSHP Kumanovë-37, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile-0, Mjekësia Ligjore-0, laboratori i Spitalit Kozle-0, KU Pulmonologji me alergologji-4, SP 8 Shtatori-0, Instituti i Mikrobiologjisë-24, MANU-0, Zhan Mitrev (Filip Vtori) -184, Avicenna-219, Biotek-379, Sistina- 122, laboratori Laor-189, Sinlab-41, Remedika-40, Plodnost-65, Genea-24, Nikob lab-507, VFV Medical-24, Objektet shëndetësore publike dhе Objektet shëndetësore private (teste të shpejta) – gjithsej 612 teste.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 841.125 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.583, numri i pacientëve të rikuperuar është 149.690, numri i vdekjeve është 5.472 dhe numri i rasteve aktive është 421 persona.