Ministria e Shëndetësisë informon se ka mbërritur metoda më moderne e terapisë për pacientët e infektuar me virusin Covid 19, “terapi koktej” monoklonale me antitruptha ndaj barnve “CASIRIVIMAB dheIMDEVIMAB”, të aprovuara për përdorim nga Agjencioni Evropiane i Barnave (EMA).
Pas negociatave të shumta, Ministria e Shëndetësisë arriti të bashkohet me Marrëveshjen Kuadër të Përbashkët për të cilën shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë të drejtën ekskluzive, për disponueshmërinë prioritare të “terapisë koktej” monoklonale. Marrëveshja Kornizë me prodhuesin “Hoffman-La Roche, Ltd (Roche)” – Zvicër, u nënshkrua nga 19 shtete anëtare të BE-së, vendi ynë dhe Norvegjia. Fondet për këtë prokurim janë siguruar nën projektin e menaxhimit të krizave nga virusit Covid 19 të zbatuara nga Banka Botërore. Zbatimi i metodës së trajtimit për pacientët tanë, me këtë terapi aktualisht na bën të vetmin vend në Ballkanin Perëndimor për qytetarët e të cilit është i disponueshëm ky ilaç. Terapia prokurohet për nevojat e KU për Sëmundjet Infektive dhe Gjendje Febrile dhe do të zbatohet për pacientët jo- të hospitalizuar që trajtohen nga Covid 19. Kjo pritet të zvogëlojë nevojën për hospitalizim në spital të pacientëve. Kasirivimab dhe Imdevimab (i njohur më parë si REGN-COV2 ose REGEN-COV2) janë një koktej me dy antitruptha monoklonalë të krijuar posaçërisht për të bllokuar infektivitetin e SARS-CoV-2, virus që shkakton Covid 19.
/**
*/