Ministri i Shëndetësisë , Bekim Sali së bashku me Ambasadorin italian, Andrea Silvestri, sot zhvilluan takim online me diskutim dhe shkëmbim të frytshëm përvojash për luftën kundër COVID-19. Në këtë takim, përfaqësues të Institutit Italian të Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundjet Infektive në Ministrinë e Shëndetësisë shkëmbyen mendimet e tyre të ekspertëve. Veçanërisht kjo mbështetje është e rëndësishme për sistemin tonë shëndetësor kur jemi ende përballë një sfide të përbashkët dhe ky takim synon pikërisht avancimin e sistemit të gatishmërisë në përballjen me COVID-19.
/**
*/