Ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim Sali, mori pjesë në takimin e punës së verifikimit të Analizës të Situatës për intervenim në fëmijërinë e hershme, e cila u zbatua nga UNICEF-i në partneritet me Fakultetin Filozofik në Shkup dhe “RISE Institute” nga Washington D.C.
Ministria e Shëndetësisë ofron mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e të gjitha sektorëve, me prioritet ndaj kujdesit primar shëndetësor, andaj një numër i madh mjekësh të kujdesit primar kanë kryer një sërë trajnimesh të akredituara për njohjen e hershme dhe intervenimet e hershme për fëmijët me aftësi të kufizuara. – theksoi ministri Sali gjatë fjalimit të tij.