Ministri i Shëndetësisë, dr. Fatmir Mexhiti, ka zhvilluar sot një takim bilateral me ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja.
Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë në të dyja vendet dhe për mundësitë e uljes së tarifave që paguajnë qytetarët e kosovës gjatë përdorimit të shërbimeve publike shëndetësore. Është biseduar edhe për uljen reciproke të çmimeve të shërbimeve shëndetësore të diplomatëve të kosovës në vendin tonë dhe diplomatëve të maqedonisë në Kosovë.