Ministri i Shëndetësisë, Doc. Dr.Venko Filipçe, dje, pas seancës së 10-të të Këshillit të Sigurimit tha se tani është periudha më e vështirë në trajtimin e koronavirusit, edhe punonjësit shëndetësorë janë nën presion të madh, por nuk dorëzohen.
- Të njëjtat masa zbatohen kudo.Pak a shumë këto janë modifikime të të njëjtave parime për parandalimin e përhapjes së virusit. Punonjësit shëndetësorë, veçanërisht gjatë kësaj periudhe, janë nën presion të madh. Shumica e tyre janë të raskapitur, por nuk dorëzohen.Ata vazhdojnë të punojnë me vetëmohim dhe janë gjithnjë e më të entuziazmuar të përfshirë në pavijonet e reja – pjesë të spitaleve që ne planifikojmë të bëhen Qendra Covid në periudhën e ardhshme, tha Filipçe, duke apeluar për të gjithë qytetarët që të respektojnë punën e punonjësve shëndetësorë dhe ti respektojnë plotësisht masat mbrojtëse.