DJE JANË APLIKUAR 12.022 DOZA TË VAKSINËS

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren. Deri dje, gjithsej 733,226 qytetarë janë  vaksinuar, në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren. Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 4.179 qytetarë., dje  gjithsej janë vaksinuar 12.022 qytetarë. Gjithsej 1.280.332 doza të  vaksinës janë aplikuan në vend, ndërsa 547.105 qytetarë janë rivaksinuar.

Sipas shifrave të fundit, 53 përqind e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 28 përqind e popullsisë mbi moshën 18 deri në 39 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.

Qytetarët vaksinohen pa takim, në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin. Fëmijët e moshës 12 deri në 18 vjeç vaksinohen me pëlqimin e prindërve.

Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja.

Сподели на:

Related Posts