FILIPÇE NË TAKIM ME DREJTORËT E KLINIKAVE INTERNE -KONSUMI ËSHTË RRIT ,POR NUK KA MUNGESË TË ILAÇEVE

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Venko Filipçe, sot u takua me drejtorët e klinikave interne dhe diskutoi për trajtimin e të sëmurëve, situatën aktuale me kapacitetet e Qendrave Covid dhe rotacionet me stafin.

Në takimi u diskutua edhe për disponueshmërinë e terapisë spitalore për pacientët me kovid që janë të shtruar në spital. Përkundër kërkesës së shtuar për një numër ilaçesh, shpërndarja e terapive është duke vazhduar dhe nuk ka vonesë.Për disa ilaçe të përdorura në spitale, konsumi është trefishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por sasitë e kërkuara shpërndahen dhe nuk ka mungesë të ilaçeve.

Për momentin, ka mjaft vende të lira në klinikat interne, dhe Ministria e Shëndetësisë po monitoron situatën me numrin dhe pranimin e pacientëve dhe nëse paraqitet nevoja, do të hapen kapacitete shtesë për kujdesin e pacientëve.Për sa i përket stafit, një numër shtesë i mjekëve do të dërgohen në të gjitha Qendrat kovid në klinikat interne .

Сподели на:

Related Posts