Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.Interesimi për vaksinim po rritet çdo ditë, dhe deri më tani numri i personave që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 433.787 qytetarë.
Në pikat e vaksinimit në vend, që nga dje, gjithsej 236,878 qytetarë janë vaksinuar. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.057 qytetarë, dhe gjithsej 14,763 qytetarë janë vaksinuar. Janë aplikuar gjithsej 331.034 doza të vaksinave në vend , ndërsa 94.156 qytetarë janë rivaksinuar .Sipas të dhënave të fundit, 47% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe 41% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Vaksinimi kryhet në përputhje me planin kombëtar të imunizimit. Të rriturit, qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në faqen e internetit vakcinacija.mk janë vaksinuar, dhe njerëzit e punësuar në infrastrukturën kritike gjithashtu janë vaksinuar. Vaksinimi masiv bëhet në disa qytete të vendit, në A1 SC Boris Trajkovski në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.
Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të regjistrohen masivisht në vakcinacija.mk, sepse është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për tu vaksinuar.