JANË REGJISTRUAR 26 RASTE TË REJA ME KOVID-19 GJITHËSEJ NË VEND JANË DIAGNOSTIFIKUAR 854 PACIENT

Janë regjisteuar 26 raste të reja me Kovid 19 – gjithësej 854 pacientë të diagnostifikuar në vend.

Në klinikën për semundje infektive kanë ndërruar jetë 4 pacientë.

-3 pacientë që ishin në trajtim shtëpiak u rikuperuan (shëruan).

Ministria e Shëndetësisë informon se 4 pacientë kanë ndërruar jetë në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendjes fibrile; pacientja nga Shkupi (79 vjeç), pacient nga Velesi (58 vjeç), pacient nga Prilep (67 vjeç) dhe një pacient tjetër nga Shkupi (63 vjeç).

Sot në Shtip janë regjistruar 3 pacientë të rikuperuar (shëruar) nga Kovid-19, të cilët me një formë të lehtë të sëmundjes u mjekuan në trajtim shtëpiak.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë diagnostifikuar 26 raste të reja me Kovid-19. Sipas qyteteve: Shkup -4, Kumanovë-11, Prilep-3, Tetovë -4, Veles-2, Koçanë-1 dhe Probishtip-1.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Kovid-19 në vendin tonë është 854 persona. Sipas vendbanimit, deri më tani ata janë regjistruar në:

Shkup – 316

Kumanovë – 211

Dibër – 49

Shtip 27

Prilep –75

Tetovë – 37

Strugë – 43

 Veles – 32

Manastir –9

Ohër –4

Kavadar – 3

Gostivar -8

Gjevgjeli – 4

Strumicë- 2

Kriva Palankë-3

Radovish – 4

Krushevë – 3

Kocanë – 22

Probishtip – 2

Në 24 orët e kaluara janë kryer 330 testime. Përmes ISHP – 317, përmes fakultetitit të Veterinarisë -13, Avicena – 9, Biotek- 24 dhe Filip i Dytë (Zhan Mitrev) – 71. Deri më tani  gjithsej janë realizuar 8,552 teste për  Kovid -19

Сподели на:

Related Posts