JANË REGJISTRUAR 3 RASTE TË REJA TË COVID-19 – NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIKUARVE ËSHTË 155.272, 45 PACIENTË JANË RIKUPERUAR –5 PERSONA KANË NDËRRUAR JETË

Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik:

Në 24 orët e fundit, janë kryer  1.325 teste dhe janë  regjistruar 3 raste të reja të COVID-19, të gjitha në Shkup.

Janë regjistruar  45 pacientë të rikuperuar nga: Shkup- 24, Manastir – 6, Kumanovë dhe Radovish- nga 4, Vinicë – 3, Tetovë, Kavadar, Koçanë dhe Kërçovë – nga 1.

Janë raportuar gjithsej 5 persona të vdekur: 1 nga Shkupi (72 vjeç),1 nga  Radovishi (81),1 nga  Tetova (69),1 nga  Shtipi (50) dhe 1 nga  Probishtipi (72). Nga të raportuarit të gjithë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Janë kryer 1.325 teste përmes: ISHP-151, QSHP Shkup-27, QSHP Manastir-0, QSHP Prilep-0, QSHP Tetovë-0, QSHP Kumanovë – 0, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile-0, Mjekësia Ligjore-0, laboratori i Spitalit  Kozle-0, KU Pulmonologji me alergologji-0, SP 8- Shtatori-0, Instituti i Mikrobiologjisë-0, MANU-0, Zhan Mitrev (Filip Vtori) -127, Avicenna-152, Biotek-236, Sistina- 183, laboratori Laor-0, Sinlab-45, Remedika-0, Plodnost-0, Genea-0, Nikob labo-0, VFV Medical-0, Objektet shëndetësore publike dhе Objektet shëndetësore private (teste të shpejta) – gjithsej 404 teste.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej  796.157 teste të Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19  në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.272, numri i pacientëve të rikuperuar është 148.709, numri i vdekjeve është 5.413 dhe numri i rasteve aktive është 1.150 persona.

Сподели на:

Related Posts