Koordinatori Kryesor për Covid 19 i Shtabit të Krizave ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive për lehtësimin e masave, duke filluar nga 1 qershori 2021 dhe i propozoi për miratim përfundimtar në seancën e nesërme të Qeverisë:
✅ Masa e mbajtjes së maskës mbrojtëse në ambiente të jashtëme shfuqizohet me rekomandim për mbajtjen e maskës kur personat janë në një grup më të madh. Masa për mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse në transportin publik, taksi dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura mbetet në fuqi;
✅ Lejohet prania e audiencës në garat sportive që mbahen në ambiente të jashtme deri në 30% të kapacitetit total të vizitorëve, me respektimin e detyrueshëm të distancës ndërmjet vizitorëve prej 1.5-2m (tre vende);
✅ Shfuqizohet masa për ndalim të grupimit në hapësirë publike të më shumë se katër personave.;
✅ Lejohet të organizohen dasma, ahengjeve në hapësira të hapura, terasa deri në maksimum 100 persona, dhe jo më shumë se 50 përqind e kapacitetit të hapësirës, duke siguruar distancën e rekomanduar midis personave . Prania e muzikantëve lejohet vetëm kur organizoni dasma, dhe në përputhje me protokollin e duhur;;
✅ Numri i personave në një tryezë në objektet hotelierike rritet nga katër persona në gjashtë persona duke siguruar distancën e rekomanduar midis personave në tryezë;
✅ Rekomandohet heqja e masës për punë në ndërrime dhe në distancë;
✅ . Mbetet në fuqi ora policore deri më 15 qershor 2021
✅ Apel për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe t’i përmbahen rekomandimeve për mbrojtje dhe parandalim nga Covid 19 –https://vlada.mk/node/25452?fbclid=IwAR00VPP73RTmYXw2rBqcDtemSA_-ZtQ2eJyNlvFvEgz6vpy9KdxXW3E1tsM&ln=sq