JANË REGJISTRUAR 314 RASTE TË REJA TË COVID-19 – NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIKUARVE ËSHTË 150.588, 557 PACIENTË JANË RIKUPERUAR –27 PERSONA KANË NDËRRUAR JETË

Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik:
Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2.362 teste, dhe 314 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në: Shkup – 143, Kumanovë – 30, Manastir – 18, Veles – 16, Strumicë – 15, Prilep – 14, Shtip dhe Ohër – nga 9 raste, Tetovë dhe Resnje- nga 8 , Koçanë dhe Gjevgjeli – nga 6 , Kavadar dhe Vinicë – nga 5, Gostivar dhe Kërçovë – nga 4 , Sveti Nikolë dhe Strugë – nga 3 , Berovë dhe Probishtip -nga 2 , Dellçevë, Bogdanc , Krushevë dhe Demir Hisar – nga 1 .

Janë regjistruar 557 pacientë të rikuperuar nga: Shkup – 275, Manastir – 52, Kumanovë – 49, Veles – 28, Prilep – 25, Tetovë – 21, Gostivar dhe Koçanë- nga 19 , Strumicë – 13, Sveti Nikolë- 12, Kërçovë – 8 , Gjevgjeli dhe Valandovë – nga 6, Probishtip – 5, Berovë – 4, Bogdanci dhe Kratovë – nga 3 , Makedonski Brod – 2, Strugë, Negotinë, Resnje, Radovish, Vinicë, Krushevë dhe Demir Hisar – nga 1.

Gjithsej janë raportuar 27 persona të vdekur: 8 nga Shkupi (51, 68, 70, 72, 72, 79, 81 dhe 88 vjeç), 5 nga Manastiri (70, 73, 73, 74, 81 vjeç), 2 nga Kumanova (65 dhe 75 vjeç),2 nga Strumica (65 dhe 82 vjeç) ,2 nga Kriva Pallanka (65 dhe 75 vjeç), 1 nga Tetova (80), 1 nga Velesi (74), 1 nga Kavadari (64), 1 nga Struga (72), 1 nga Koçani (80) , 1 nga Sveti Nikolë (70), 1 nga Dibra (73) dhe 1 nga Demir Hisari (91). 26 pacientë kanë ndërruar jetë në spital dhe 1 ka ndërruar jetë në shtëpi.

Janë kryer 2.362 teste përmes: ISHP-395, QSHP Shkup-46, QSHO Manastir-61, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile – 1, Mjekësia Ligjore – 1,Laboratori i Spitalit Kozle – 0, KU Pulmonologji me Alergologjinë – 0, SP 8 Shtatori 9 Instituti i Mikrobiologjisë – 156, MANU – 74, Zhan Mitrev (Philip II) – 100, Avicena -183, Biotek – 481, Sistina – 179, Laborator Laor – 275, Sinlab – 15, Remedika – 39, Plodnost – 58 , Genea- 6, Objektet shëndetësore publike dhе Objektet shëndetësore private (teste të shpejta) – gjithsej 283.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 709.457 teste të Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 150.588, numri i pacientëve të rikuperuar është 129.053, numri i vdekjeve është 4.677 dhe numri i rasteve aktive është 16.858 persona.

Сподели на:

Related Posts