Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik:
Në 24 orët e fundit, janë kryer 2.691 teste, dhe 53 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në: Shkup – 29, Prilep – 7, Kumanovë – 4, Manastir, Gostivar, Ohër dhe Kërçovë -nga 2 raste, Tetovë, Koçanë, Radovish, Berovë dhe Vallandovë – nga 1.
Janë regjistruar 111 pacientë të rikuperuar nga: Shkup- 48, Prilep – 10, Kumanovë, Manastir dhe Radovish- nga 8 , Kërçovë – 7, Dibër – 5, Shtip- 3, Kavadar dhe Resnje -nga 2 , Tetovë, Koçanë, Vallandovë, Strumicë , Sveti Nikolë, Vinicë, Krushevë, Demir Hisar, Kratovë dhe Makedonska Kamenicë -nga 1.
Gjithsej janë raportuar 13 persona të vdekur: 5 persona nga Shkupi (51, 63, 68, 81 dhe 88 vjeç), 3 persona nga Strumica (62, 74 dhe 88), 2 nga Manastiri (68 dhe 82) , 1 nga Tetova (71), 1 nga Gostivari (80) dhe 1 nga Struga (81) .Nga raportuarit, 4 persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, dhe 9 të tjerët në kushte spitalore.
Janë kryer 2.691 teste përmes: ISHP-461, QSHO Shkup-101, QSHP Manastir-44, QSHP Prilep-44, QSHP Tetovë-17, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile-1, Mjekësia Ligjore-0, Laboratori i Spitalit Kozle-0 , KU Pulmonologji me Alergologji-0, SP 8 Shtatori-4 , Instituti i Mikrobiologjisë-69, MANU-79, Zhan Mitrev (Philip II) -164, Avicenna-196, Biotek-382, Sistina-147, laboratori Laor- 214, Sinlab-52, Remedika-28, Plodnoat-33, Genea-32, Nikob lab-3, Objektet shëndetësore publike dhе Objektet shëndetësore private (teste të shpejta) – gjithsej 620.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 785.345 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.169, numri i pacientëve të rikuperuar është 147.301, numri i vdekjeve është 5.369 dhe numri i rasteve aktive është 2.499.