JANË REGJISTRUAR 7 RASTE TË REJA TË COVID-19 – NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIKUARVE ËSHTË 155.067, 71 PACIENTË JANË RIKUPERUAR –18 PERSONA KANË NDËRRUAR JETË

Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik:
Në 24 orët e fundit, janë kryer 1.418 teste, dhe 7 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në: Shkup – 7.

Janë regjistruar 71 pacientë të rikuperuar nga: Shkup- 18, Kumanovë- 15, Manastiri – 8, Veles – 4, Shtip, Koçanë dhe Probishtipi – nga 3, Kërçovë, Radovish, Dellçevë dhe Vinicë – nga 2, Prilep, Strumicë, Negotinë, Sveti Nikolë, Valandovë, Krushevë, Demir Hisar, Kratovë dhe Makedonska Kamenicë – nga 1.

Janë raportuar gjithsej 18 persona të vdekur: 7 persona nga Shkupi (41, 54, 58, 79, 81, 84 dhe 86), 3 nga Tetova (69, 72 dhe 81) ,3 nga Gostivari (68, 68 dhe 77) , 2 nga Prilepi (80 dhe 90) ,1 nga Vinica (76),1 nga Makedonska Kamenica (77) dhe 1 nga Dibra (92) .
Nga të raportuarit, 9 kanë ndërruar jetë në shtëpi, dhe 9 të tjerët në kushte spitalore.
9 personat e raportuar që kanë ndërruar jetë në shtëpi janë nga muaji prilli.

Janë kryer 1.418 teste përmes: ISHP-140, QSHP Shkup-38, QSHP Manastir-0, QSHP Prilep-0, QSHP Tetovë-0, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile-0, Mjekësia Ligjore-0, Laboratori i Spitalit Kozle-0 , KU Pulmonologji me Alergologji-3,SP 8 Shtatori-0 , Instituti i Mikrobiologjisë-0, MANU-0, Zhan Mitrev (Philip II) -117, Avicenna-133, Biotek-194, Sistina-353, laboratori Laor- 0, Sinlab-0, Remedika-0, Plodnost-0, Genea-0, Nikob lab-0, Objektet shëndetësore publike dhе Objektet shëndetësore private (teste të shpejta)- gjithsej 440.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 778.092 teste Covid-19.

Numri total i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.067, numri i pacientëve të rikuperuar është 146.940, numri i vdekjeve është 5.329 dhe numri i rasteve aktive është 2.798

Сподели на:

Related Posts