JANË REGJISTRUAR KATËR RASTE TË REJA TË COVID -19 ,NJË RASTË VDEKJEJE DHE 14 PACIENTË TË RIKUPERUAR

Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik:
Në 24 orët e fundit, janë kryer 1.337 teste, dhe janë regjistruar katër raste të reja të COVID-19, tre nga Shkupi dhe një nga Prilepi.

Janë regjistruar 14 pacientë të rikuperua nga: Shkup- 8, Kumanovë – 3, Prilep, Negotinë dhe Makedonska Kamenicë – nga 1.
Është raportuar një rast vdekjeje nga Shkupi (66 vjeç),i cili ka ndërruar jetë në kushte spitalore.

Janë kryer 1.337 teste përmes: ISHP-28, QSHP Shkup-27, QSHP Manastir-0, QSHP Prilep-0, QSHP Tetovë-0, QSHP Kumanovë-0, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile -0, Mjekësia Ligjore-0, laboratori i Spitalit Kozle-0, KU Pulmonologji me alergologji-0,SP 8-Shtatori -0, Instituti i Mikrobiologjisë-0, MANU-0, Zhan Mitrev (Filip Vtori) -128, Avicenna-81, Biotek-157, Sistina- 115, laboratori Laor-0, Sinlab-14, Remedika-0, Plodnost-0, Genea-0, Nikob labo-141, VFV Medical-49, Objektet shëndetësore publike dhе Objektet shëndetësore private (teste të shpejta) – gjithsej 597 teste.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 835.436 teste të Covid-19 .

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid -19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.540, numri i pacientëve të rikuperuar është 149.642, numri i të vdekurve është 5.472 dhe numri i rasteve aktive është 426 persona.

Сподели на:

Related Posts