JAVËN E ARDHËSHME DO TË FILLOJ SKRINING TESTIMI PËR KORONAVIRUSIN

Javën e ardhëshme do të filloj skrining testime për koronavirusin .

Qendra e Shëndetit Publik në Shkup, së bashku me Institutin e Shëndetit Publik, po bëjnë një plan për ekzaminimin e personave që  konsiderohen të jenë në kategorit kritike, siç janë punonjësit shëndetësor, personeli i kopshteve për fëmij, personeli i shtëpive të pleqëve, pjesëtarët e policisë, shoferët e ndërmarjeve qarkulluese publike (NQP) dhe shoferët e taksive, punonjësit e shërbimeve publike (punëtorët nëpër sportele), pacientët para hospitalizimit .

 Ekzaminimi do të bëhet me teste PCR dhe do të sigurojë një vlerësim më të mirë të mundësisë së lirimit të masave kufizuese, por gjithashtu do të rrisë ndjeshëm numrin e testeve.

Në ditët në vijim, algoritmi i ri do të jetë i gatshëm dhe do të përcaktohet numri i synuar i testeve që do të kryhen çdo ditë. Grupimet në moshë dhe sëmundjet kronike do të përfshihen në studimet-ekzaminimet në periudhën e ardhshme për të parë ndjeshmërinë e popullatës ndaj virusit.

Mjekët amë do të marrin algoritmin e ri dhe përmes sistemit Termini im do të caktojnë testimin e një numri të caktuar personash sipas mundësive të sistemit, në bazë ditore. Strishiot-materialet t do të merren në pikat e kontrollit ekzistues dhe do të transportohen në qendrat e shëndetit publik në laboratorët e paracaktuar.

Strategjia e Ministrisë së Shëndetësisë që nga fillimi i epidemisë ka qenë testimi i pacientëve me simptoma. Ajo dha rezultate jashtëzakonisht të mira, pa i ngarkuar kapacitetet e testimit dhe për shtrimin në spital i cili ishte qëllimi ynë kryesor.Numri i zvogëluar i testeve ditët e fundit është dëshmi se numri i pacientëve aktivë në vendin tonë është zvogëluar ndjeshëm, që konfirmon edhe një herë suksesin e hapave të deritanishëm.

Me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë edhe një herë kundërshton kategorikisht akuzat e opozitës për numrin e zvogëluar të testeve për qëllime politike. Testimi do të vazhdojë sipas metodologjisë së re dhe në përputhje me rekomandimet e epidemiologëve.

Сподели на:

Related Posts