KËSHILLI I SHOQATËS SË AVOKATËVE

Nga 09 deri më 11.11.2017 në Hotel “Drim” Strugë, u mbajt këshillimi i 34 -të – trajnim i të punësuarve në sektorin e shëndetësisë, Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë dhe institucioneve të tjera në organizim të Shoqatës së Avokatëve nga Shëndetësia të Republikës së Maqedonisë.

Sipas programit të këshillimit, këshillimi u hap me prezantimin e avokatit Mihajlo Kostovski, këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili foli për paraqitjen e pabarazive në qasjen deri tek kujdesi shëndetësor dhe masat që duhen marrë për еliminimin e tyre , nëpërmjet shembullit të dy grupeve më tërrezikuara të përdoruesve të kujdesit shëndetësor – personave me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarëve të komunitetit rom.

Përveç kësaj, ai prezantoi punën si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Ministria e Shëndetësisë në rolin e organit të shkallës së dytë, përgjegjës për të marrë vendime për ankesat dhe gjykimet mbi të drejtat dhe detyrimet e personave të siguruar që rrjedhin nga Ligji për Sigurimin Shëndetësor dhe që janë nën kompetencat e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë.

Në të njëjtën kohë, avokati Lirim Kadriu, Këshilltar në Kabinetin e Ministrit, prezantoi disa vërejtje me të cilat ndeshet organi i shkallës së dytë në zbatimin praktik të dispozitave të Ligjit të ri mbi Procedurën e Përgjithshme Administrative.

Сподели на:

Related Posts