Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrë 800,000 vaksina kundër KOVID-19 nga prodhuesi Pfizer. Ministri i Shëndetësisë, Dr. Venko Filipçe, në negociata të drejtpërdrejta me këtë prodhues, siguroi vaksina për tërë vitin 2021.
Marrëveshja u përcaktua këtë mëngjes në një bisedë telefonike midis Ministrit Filipçe dhe një përfaqësuesi të lartë të kompanisë që prodhon vaksina kundër COVID-19.
5,850 dozat e para të vaksinave Pfizer do të mbërrijnë në shkurt, pasuar nga një dërgesë më e madhe në mars, prill, ndërsa dinamika për gjithë vitin 2021 do të konfirmohet në mënyrë shtesë.
Vendi ynë filloi me kohë përgatitjen për vaksinimin kundër Covid 19 dhe infrastruktura ekzistuese funksionale dhe e vendosur shëndetësore, ku vaksinimi për sëmundje të tjera është kryer deri më tani, është i gatshëm për imunizim kundër koronës
Vaksina Pfizer ruhet në frigoriferë në -70 gradë Celsius, ndërsa të njëjtat do të mbërrijnë në vendin tonë këtë muaj. Agjencitë rregullatore mjekësore, EMA evropiane dhe FDA e ShBA-së, kanë miratuar vaksinën Pfizer.