Ministria e Shëndetësisë informon se, pas informacionit se kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili dje mbajti një takim në selinë e krizave në Kumanovë, në të cilën mori pjesë Ministri i Shëndetësisë, Doc. dr. Venko Filipçe, është pozitiv për Kovid-19, Ministri Filipçe do të jetë në izolim shtëpiak nga sot.
Gjatë takimit, Ministri Filipçe i ka respektuar të gjitha protokollet e mbrojtjes dhe veshi pajisje të përshtatshme mbrojtëse, ashtu si dhe të tjerët që ishin të pranishëm.
Gjatë ditës, epidemiologët nga Instituti i Shëndetit Publik do të kryejnë anketime epidemiologjike me Ministrin Filipçe dhe me të gjithë zyrtarët e tjerë qeveritarë që ishin të pranishëm dje në mbledhje.
Derisa të bëhet një vlerësim i rrezikut epidemiologjik dhe udhëzimeve për veprim të mëtejshëm, Filipçe do të mbetet në izolim.
Puna e Ministrisë së Shëndetësisë vazhdon të ecë pa probleme, dhe Ministri Filipçe mbetet në komunikim të rregullt me Komisionin për Sëmundjet Infektive dhe me të gjithë të tjerët të përfshirë në këtë proces dhe vazhdon të koordinojë të gjitha proceset në trajtimin e krizës.
Si më parë, Ministria e Shëndetësisë do të informojë rregullisht me kohë për situatën me koronavirusin në vend dhe konferencat për shtyp të Ministrit Filipçe do të zhvillohen përmes platformave online që janë në dispozicion për këtë qëllim. Gjatë ditës, do të krijohet një mundësi teknike për këtë, në mënyrë që të mos ketë vonesa në informacion