Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, e ka vizituar sot Qendrën Covid në spitalin e Kavadarit, duke u uruar shërim sa më të shpejtë pacientëve të shtruar aty.”Punonjësit shëndetësorë në këtë qendër Covid-i, si dhe në qendrat e tjera të Covid-it, bëjnë çmos për t’u ndihmuar dhe kujdesur siç duhet për të sëmurët. Së bashku me ta, edhe një herë apelojmë për rëndësinë e vaksinimit, i cili pa dyshim ka një rëndësi të madhe në uljen e pasojave të virusit dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës. Vetëm duke e rritur përmasën e vaksinimit, si dhe duke i respektuar masat për mbrojtje dhe parandalim, do ta mundim pandeminë Covid”, tha ministri Sali me këtë rast.
/**
*/