„Stomatologjia interdisciplinare – ide të reja inovative“ është tema e Kongresit të 13-të të Teknologjive të Reja K-4, të cilën e hapi ministri i Shëndetësisë, Dr.Bekim Sali. Këtë ngjarje edukative e ka organizuar Oda e Stomatologëve, me odat partnere nga Kroacia, Sllovenia dhe Bosnja e Hercegovina dhe nën kujdesin e presidentit të RMV-së, z. Stevo Pendarovski.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer ide dhe përvoja ndërkombëtare, duke pasur parasysh se aty marrin pjesë ligjërues të njohur nga odat e grupit K-4, si dhe nga Kosova, Serbia dhe vendet e tjera, nga e cila pres të dalin përfundime dhe rekomandime të shumta shkencore në fushën e stomatologjisë interdisciplinare, të cilat do të jenë thelbësore për avancimin e kësaj fushe. – tha ministri Sali në hapjen e Kongresit.