MINISTRI SALI MORI PJESË NË AKADEMINË SOLEMNE ME RASTIN E 7 PRILLIT – DITËS NDËRKOMBËTARE TË SHËNDETIT

“Motoja e këtij viti ‘Planeti ynë, shëndeti ynë’ na e kujton lidhjen mes shëndetit tonë dhe kujdesit për mjedisin. Sigurimi i mjedisit të shëndetshëm nënkupton njerëz më të shëndetshëm dhe breza më të shëndetshëm. Nevojitet një qasje shumë-sektoriale dhe integruese për të parandaluar ose zbutur efektet negative të mjedisit në shëndetin e njeriut”, – theksoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në akademinë solemne me rastin e 7 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit, që ishte organizuar nga Shoqata Mjekëve të Maqedonisë.Në fjalën e tij përshëndetëse ministri i përmendi disa nga aktivitetet që janë realizuar në drejtim të avancimit të sistemit shëndetësor, duke përfshirë sigurimin e pajisjeve të reja mjekësore në disa ISHP, si katër aparate të reja për tomografi kompjuterike dhe për rezonancë magnetike në Institutin e Radiologjisë, të siguruara në bashkëpunimin me Bankën Botërore, si dhe pajisje mjekësore moderne, me grant nga Japonia, për disa klinika për trajtimin e pacientët post -COVID. “Ne jemi gjithashtu të përkushtuar për zhvillimin profesional dhe ngritjen e kuadrit. Në Universitetin Shtetëror në Tetovë si risi e rëndësishme është prezantimi i programit të ri për specializim në mjekësinë familjare. Ky është investim afatgjatë, i cili do të sjellë kuadër profesional në këtë fushë specializimi”, – potencoi Ministri Sali. Në bashkëpunim me menaxhmentin e sistemit Termini Im është krijuar ueb-platforma skrining.mk, përmes së cilës gratë për herë të parë kanë mundësi të caktojnë një kontroll elektronik në kuadër të skriningut të organizuar falas për zbulimin e hershëm të kancerit në qafën e mitrës.

Сподели на:

Related Posts