MEMORANDUM I PËRBASHKËT PËR PROGRAMIN E MJEKËSISË FETALE

Ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim Sali, nënshkroi një memorandum të përbashkët për Programin e Mjekësisë Fetale për periudhën 2022-2025 me Fondacionin për Mjekësinë Fetale dhe MPJ-n greke, në kuadër të takimit të sotëm, ku mori pjesë edhe ambasadorja nga Republika e Greqisë, Sofia Filipidu.

Në takim u diskutua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, shkëmbimin e ekspertëve dhe edukimin e stafit, me fokus të veçantë në këtë program, i cili përfshin: formimin e departamentit të mjekësisë fetale në Klinikën e Gjinekologjisë, themelimin e një programi të trajnimit për mjekësinë fetale dhe trajnimin e mjekëve gjinekologë-akusher nga ekspertë të Fondacionit të Mjekësisë së Fetale.

Сподели на:

Related Posts