Investimet nga fondet e BE-së, si dhe thellimi i bashkëpunimit në këtë segment ishte një nga temat e takimit të sotëm të ministrit të Shëndetësisë dr.Bekim Sali me ambasadorin holandez, SH.T. Dirk Jan Kopp.
Në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit për përforcimin e pajisjeve në klinikat dhe spitalet tona, si dhe sfidat me të cilat përballemi.
Bashkërisht e theksuan rëndësinë e projektit për Qendrën e re Klinike, e cila është me rëndësi kapitale për përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend.