SIGUROHEN DY APARATE TË REJA TË REZONANCËS MAGNETIKE NË SPQ “8 SHTATORI”

Janë siguruar dy aparate të reja të rezonancës magnetike, me të cilat praktikisht po e formojmë qendrën e re diagnostike në SPQ “8 Shtatori”. Kjo ka qenë arsyeja e vizitës së sotme në këtë institucion nga ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim Sali, së bashku me Kryeministrin, Dimitar Kovaçevski.

Bëhet fjalë për teknologjinë më të re me magnet të hapur me opsion për rrotullim dhe ky është i vetmi i këtij lloji me opsionin për ta incizuar pacientin nga pozicioni në këmbë. Aparatet janë blerë në kuadër të një furnizimi të madh të më shumë aparateve në vlerë totale prej 1.1 milion eurosh, ndërsa për dy rezonancat magnetike shuma është 754. 168 euro dhe ajo dhe është realizuar në kuadër të Programit për racionalizimin e menaxhimit dhe modernizimin e teknologjisë biomjekësore në sektorin e shëndetësisë, gjithë kjo në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Italisë. – tha ministri Sali gjatë vizitës.

Ai shprehu falënderim të veçantë për Ambasadorin e Republikës së Italisë, z.Andrea Silvestri, si dhe për Qeverinë e Republikës së Italisë.

Сподели на:

Related Posts