NGA SOT, DETYRIMISHTË MBARTJA E PAJISJEVE MBROJTËSE PËR MBULIMIN E HUNDËS DHE GOJËS

Që nga sot, rregullorja e Qeverisë për mbartjen e pajisjeve mbrojtëse personale për hundën dhe gojën është e vlefshme për gjithë popullatën  për mbrojtje nga koronavirusi të cilat mund të jenë: maskë respiratore, maskë kirurgjikale për një përdorim, maskë tekstili për përdorim të shumëfishtë, shall pambuku ose shall normal, bandana dhe të ngjashme.

Mbulimi fizik i hundës dhe gojës tek të  gjithë qytetarët nuk do të lejoj  transmetimin  e  virusit. Është e detyrueshme të mbartni pajisje mbrojtëse për të mbuluar hundën dhe gojën në të gjitha hapësirat e mbyllura publike, siç janë transporti publik, tregjet, bankat, zyrat postare, ambulancat, spitalet, institucionet, si dhe në hapësira të hapura ku nuk ka mundësi të ketë një distancë dy metra mes qytetarëve si tregje, qendra tregtare të hapura, rrugë të ngushta, stacione autobusi dhe të ngjashme.

Rregullorja për mbartjen  e detyrueshme të pajisjeve mbrojtëse për mbulimin e hundës dhe gojës është miratuar së bashku me rregulloren për uljen e kufizimit të masave  dhe është thelbësore në parandalimin e përhapjes së virusit. Për mbrojtje personale dhe kolektive, një maskë ose mbulesë e gojës ose hundës mund të përdoret për të mbuluar plotësisht gojën dhe hundën. Respektimi i kësaj mase nga të gjithë qytetarët në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të tyre, shëndetin e të dashurve të tyre dhe shëndetin kolektiv, sepse vetëm me  mbrojtje  mund të parandalojëm  rritjen e numrit të pacientëve të sapo diagnostikuar. .

Mbartja e pajisjeve mbrojtëse për të mbuluar hundën dhe gojën nuk është e detyrueshme kur qëndroni në shtëpi, në oborrin tuaj ose tarracën tuaj , kur bëni ushtrime, çiklizëm ose ecni në ajër të hapur me një distancë prej më shumë se dy metrash.

Mbartja e pajisjeve mbrojtëse për mbulimin e hundës dhe gojës duhet të pasohet nga rritja e higjenës së duarve dhe qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm se si vendosen dhe si hiqet mbulesa pasi manipulohet sepse duart e pista në mjedisin e jashtëm gjatë manipulimit mund të shkaktojë infeksion. Është e rëndësishme të ruani higjenën e rregullt të mbulesave të hundës dhe gojës, d.m.th të lani dhe hekurosni mbulesën e ripërdorshme pas çdo mbartje, dhe të hiqni maskën ​​për një përdorim  siç duhet  dhe ta vendosni në qese të mbyllur të mbeturinave.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që plotësisht dhe pa hezitim të respektojnë masën për mbartjen e pajisjeve mbrojtëse për të mbuluar hundën dhe gojën, larjen e detyrueshme dhe të plotë të duarve me sapun dhe ujë ose dezinfektues, duke mbajtur një distancë fizike prej dy metra sa herë të jetë e mundur. Është përgjegjësi e çdo qytetari të mbrojë shëndetin e tyre, shëndetin e të dashurve të tyre dhe shëndetin publik.

 Faleminderit që po i respektoni  masat.

Сподели на:

Related Posts