Ministria e Shëndetësisë informon publikun se të gjitha mediat i njofton në lidhje me situatën me koronavirusin në të njëjtën kohë menjëherë pasi të marrë të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik.
Duke pasur parasysh që ditët e fundit, disa media janë të parat që informojnë për statistikat e ditës, ne i kërkojmë të gjitha mediave – të qëndrojnë ekskluzivisht me informacionet zyrtar që dalin nga institucionet përkatëse, në vend që të përdorin informacionin nga kontaktet personale.
Situata në vend është e jashtëzakonshme dhe këto momente nuk duhet të përdoren për ekskluzivitet – sepse të dhënat mund të jenë të pasakta, por të dhënat pa informacion të detajuar shkaktojnë frikë dhe panik në familjet e trajtuara nga COVID-19 në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Gjendjes Fibrile në Shkup, si dhe në institucionet e tjera të shëndetit publik.
Ne bëjmë thirrje për solidaritet dhe kujdes në këto momente. Ne kërkojmë që të informoheni për gjendjen e pacientëve vetëm nga Ministria e Shëndetësisë.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mbështetjen që na keni dhënë në të kaluarën – bashkëpunimi vazhdon.