Ministri i Shëndetësisë Dr.Bekim Sali ka vizituar pacientin e parë me transplant të mëlçisë nga donatori i vdekur në vendin tonë.
-Pacienti 60-vjeçar, i cili iu nënshtrua transplantit të parë të mëlçisë nga donatori i vdekur, është në gjendje të mirë stabile postoperative.Dua përsëri të shpreh falënderimet e mia të mëdha për gjithë ekipin e transplantit. Kryerja e operacionit për heqjen e mëlçisë së zezë nga donatori është kryer nga ekipi kirurgjik nën drejtimin e prof. dr. Zoran Karaxhovit dhe ass. dr. Qemal Rushitit, ndërsa transplanti u krye nga ekipi kirurgjik nën drejtimin e prof. dr. Svetozar Antoviqit dhe ass. dr. Lubomir Ognenoviqit.Përgatitja dhe koordinimi i përgjithshëm është bërë nga koordinatorët e Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, doc. dr. Beti Todorovska dhe bashkëpunëtorja shkencore Elena Curakova Ristevska, si dhe koordinatorja nacionale e transplantit, doc. dr. Maja Mojsova, anastezionin e udhëhoqi dr.Tanja Spirovska me ekipin e saj të anansteziologëve.Në këtë proces u përfshinë edhe kolegë nga klinikat e Neurokirurgjisë, Nefrologjisë, Kardiologjisë, Kardiokirurgjisë, Transfuzionologjisë, Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv për suksesin e jashtëzakonshëm, me të cilin kemi shkruar një faqe të re në shëndetësinë e Maqedonisë.
Falënderim i veçantë edhe për familjen e donatorit, të cilët edhe në momentet më të vështira të tyre patën forcë, guxim dhe kurajë me vendimin e tyre për të shpëtuar jetë njerëzore. – tha ministri Dr. Bekim Sali gjatë vizitës së sotme tek pacienti me transplant të mëlçisë në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive.