Ministria e Shëndetësisë informon se në përputhje me dekretin e miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore, pushimi i lehonisë vazhdon të jetë e vlefshme deri në fund të masave të përkohshme për t’u marrë me virusin COVID-19, me qëllim sigurimin e mbrojtjes dhe kujdesit për fëmijët.
Çdo e punësuar të cilës i ka përfunduar pushimi i lehonisë për shkak të shtatzënisë, lindjes së fëmijës ose birësimit pas deklarimit të gjendjes së jashtëzakonshme, ka të drejtë të vazhdojë të përdorë lejen e lindjes, dhe kështu vazhdon të përdorë shtesën e pagës.
Mungesa nga puna e punëtores për shkak të shtatzanisë, lindjes së fëmijës dhe / ose birësimit vazhdon deri në përfundimin e masave të përkohshme, dhe kompensimi i pagës vazhdon të paguhet deri në skadimin e masave të përkohshme dhe nuk ka lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme