QEVERIA DO TË NDAJË 54 MILION DENARË PËR SHPËRBLIMIN E PUNONJËSVE SHËNDETËSOR

Me ribalancin e Buxhetit, Qeveria do të ndajë 54 milion denarë për shpërblimin e të gjithë punonjësve shëndetësorë të përfshirë në trajtimin e pacientëve me virusin Covid-19. Paratë do të destinohen për punonjësit në qendrat e Covidit në Shkup dhe në spitalet në të gjitha qytete e tjera në vendi.

Këta 54 milion janë pjesë e gjithësej 243 milion denarëve, të cilat Qeveria i ka ndarë për shëndetësinë. Paratë e mbetura do të alokohen për furnizimin e barnës Remedesivir, për blerjen e vaksinave, për testet për Covid-19 dhe për nevojat e institucioneve shëndetësore publike.

Propozimi për buxhetin suplementar është në procedurë parlamentare dhe pritet të votohet në ditët në vijim, i cili do të fillojë zbatimin e paketës së katërt të masave për të ndihmuar qytetarët, kompanitë dhe të gjithë ekonominë.

Сподели на:

Related Posts