Në një gjendje pandemie me virusin COVID-19, pacientët kronikë me sëmundje reumatike i përkasin grupit të pacientëve me rrezik të lartë. Më saktësisht, pacientët me vaskulopatitë nekrotizues, eritematozë sistematike të lupusit, dermatomiozitis, sklerozën sistemike dhe pacientët e trajtuar me terapi imunomoduluese biologjike ose të kombinuar.
Për shkak të rrezikut të lartë, këta pacientë duhet të jenë në izolim shtëpiak , kur janë në kontakt me persona të tjerë, të marrin masat mbrojtëse të rekomanduara dhe të mbajnë një maskë mbrojtëse dhe doreza.
Sa i përket gjendjes shëndetësore të sëmundjes primare reumatike, këtyre pacientëve u rekomandohet që të këshillohen me një mjek amë dhe një reumatolog, i cili monitoron gjendjen e tyre.
Për të gjitha konsultat e nevojshme profesionale, pacientët si dhe mjekët e tyre amë mund të kontaktojnë Klinikën e Reumatologjisë në telefonin kontakt: 02 3 147 110 dhe në postën elektronike bio.revmatologija@gmail.com. Në këtë adresë elektronike, mjekët amë mund të dërgojnë rezultatet e analizave të kryera dhe ekzaminimet e pacientëve për konsultime shtesë me Klinikën. Ata do të rishikohen nga një reumatolog specialist dhe nëse është e nevojshme, do të bëhet një rekomandim shtesë i duhur.