Ministri i Shëndetësisë, Dr.Venko Filipçe, sot u takua me Siril Bomgartner, Ambasador i Republikës së Francës.
Në takimi u diskutua për sfidat me koronavirusin, me të cilin po përballen sistemet shëndetësore në të gjithë botën, shkëmbyen mendime mbi barrën që mbart sistemi shëndetësor maqedonas në luftën kundër Covid-19, kur edhe sistemet shëndetësore në vendet e zhvilluara e kanë të vështirë të përballen me virusin.
Mbështetja dhe bashkëpunimi i mëtejshëm në sektorin shëndetësor u diskutua gjithashtu në mënyrë që të rritet cilësia e shërbimeve shëndetësore të pacientëve.
Ministri i Shëndetësisë falënderoi për ndihmën që Franca i dha vendit tonë gjatë krizës, dmth dhurimin e pajisjeve për mbrojtje personale të stafit mjekësor nga Covid-19.