SOT JANË KONFIRMUAR 14 RASTE TË REJA TË COVID-19, TË RIKUPERUAR JANË 20 PACIENTË ,NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIKUARËVE ËSHTË 1586, NDËRROI JETË 1 PACIENTË

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 20 pacientë të rikuperuar në: Shkup-1, Kumanovë-9, Prilep-2, Veles-7, dhe Manastir-1.

Në Spitalin “8 Shtator” ndërroi jetë një paciente 61 vjeçare nga Tetova, i cili ishte hospitalizuar më 28 Prill..

Gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 242 testime , dhe janë konfirmuar 14 raste të reja të Covid-19, në: Shkup-5, Prilep -2, Tetovë – 1 dhe Veles – 6 .

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1586, numri i pacientëve të rikuperuar është 1099, numri i të ndjerëve është 90, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 397.
Shpërndarja e fundit sipas qyteteve është:
Shkup – 531,aktiv 130
Kumanovë – 404, aktiv 61
Dibër – 51.aktiv 0
Shtip-35,aktiv 2
Prilep –169,aktiv 62
Tetovë – 96,aktiv 42
Strugë – 67,aktiv 16
Veles – 101 ,aktiv 46
Manastir –22,aktiv 3
Ohër –15,aktiv 9
Kavadar- 5,aktiv 1
Gostivar –17,aktiv 3
Gjevgjeli – 4,aktiv 0
Strumicë – 2,aktiv 0
Kriva Palankë-6,aktiv 2
Radovish – 4,aktiv 0
Krushevë – 3,aktiv 0
Kocanë – 31,aktiv 5
Probishtip – 2,aktiv 0
Kërçovë – 2,aktiv 1
Negotinë -9,aktiv 7(* 7 persona të infektuar në Njësin Rajonale Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)
Demir Hisar – 1,aktiv 0
Makedonski Brod -2,aktiv 1
Pehçevë- 2,aktiv 2
Delçevë-1,aktiv 1
Valandovë -1,aktiv 1
Vinicë – 2,aktiv 1
Kratovë-1,aktiv 1

242 testet e kryera janë përmes: IPSH-së-107, Fakultetit të Veterinarisë- 11, Avicena – 3, Biotek-38, Filip i Dytë (Zhan Mitrev)–42, Sistina me metodë PCR –22 dhe MANU -19. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 18.410 testime për Covid-19.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile u pranuan 2 pacientë të rinj me një pasqyrë të rëndë klinike,dhe gjithësej janë të hospitalizuar 42 pacientë .Me mbështetje të oksigjenit janë 16 pacientë dhe në ventilim mekanik janë 4 pacientë.

Në spitalin e përgjithshëm “8 Shtator” 4 pacientë të rinj u pranuan, dhe gjithësej janë të hospitalizuar 20 pacientë. Në pajisje për frymëmarrje-respirator janë 2 pacientë, dhe 2 pacientë të tjerë kanë një pasqyrë klinike të rëndë.

Në Spitalin e Manastirit po mjekohet 1 pacientë, dhe gjendja e 2 pacientëve po monitorohet që janë në mjekim shtëpiak.
Në spitalin e Shtipit janë të hospitalizuar 5 pacientë , dhe gjendja e 1 pacienti po monitorohet që është në mjekim shtëpiak .

Në departamentet infektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Ohër dhe Tetovë, janë hospitalizuar gjithësej 46 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Covid -19

Сподели на:

Related Posts