SOT JANË KONFIRMUAR 20 RASTE TË REJA TË COVID-19, NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIKUARËVE ËSHTË 1694,3 PACIENTË NDËRUAN JETË

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 24 pacientë të rikuperuar në: Shkup-12,Prilep-7,Tetovë-3,Kavadar-1 dhe Pehçevë-1.

Ndëruan jetë 3 pacientë.Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup ndërroi jetë një paciente 59-vjeçare nga Prilepi, e hospitalizuar më 7 maj . Në spitalin e Velesit ndërroi jetë një pacientë 76 vjeçar nga Velesi, i hospitalizuar në spital më 6 maj, dhe një paciente 68-vjeçare nga Tetova ndërroi jetë gjatë rrugës për në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup,е referuar nga Spitali Klinik në Tetovë.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë realizuar 309 testime , dhe janë konfirmuar 20 raste të reja të Covid-19, në: Shkup-10, ,Prilep-5,Tetovë-4 dhe Veles-1.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1694, numri i pacientëve të rikuperuar është 1229, numri i të ndjerëve është 95, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 370 dhe shpërndarja e fundit sipas qyteteve është:
• Shkup – 567, aktiv 129
• Kumanovë – 410, aktive 46
• Dibër – 51, aktive 0
• Shtip-35, aktiv 2
• Prilep-184, aktiv 5
•Tetovë – 121, aktiv 58
• Strugë – 67, aktiv 4
• Veles – 109, aktiv 50
• Manastir –23, aktiv 4
• Ohër –15, aktiv 0
• Kavadari – 5, aktiv 1
• Gostivar -19, aktiv 4
• Gjevgjeli – 4, aktiv 0
• Strumicë – 2, aktiv 0
• Kriva Palankë – 6, aktive 2
• Radovish – 4, aktiv 0
• Krushevë – 3, aktiv 0
• Koçanë – 31 , aktiv 5
• Probishtip – 2, aktiv 0
• Kërçovë – 2, aktiv 0
• Negotinë -9, aktiv 5 (* 7 persona të infektuar në Njësin Rajonale Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)
• Demir Hisar – 1, aktiv 0
• Makedonski Brod – 2, aktiv 0
• Pehçevë – 3, aktiv 1
• Delçevë-1, aktiv 0
• Valandovë -1, aktive 1
• Vinicë – 2, aktiv 0
• Kratovë-2, aktiv 2
• Berovë-1, aktiv 1

309 testet e kryera janë përmes: IPSH-së-161, Fakultetit të Veterinarisë- 16, Avicena – 13, Biotek-24, Filip i Dytë (Zhan Mitrev)–40, Sistina me metodë PCR –36 dhe ASHAM-së 19. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 19.739 testime për Covid-19.

Në 24 orët e kaluara në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, janë pranuar 4 pacientë të rinj ,dhe gjithësej janë të hospitalizuar 38 pacientë. Me mbështetje të oksigjenit janë 20 pacientë dhe 1 pacientë është në ventilim mekanik .

Në spitalin e përgjithshëm “8 Shtator” 5 pacientë të rinj u pranuan, dhe gjithësej janë të hospitalizuar 18 pacientë. Në pajisje për frymëmarrje-respirator janë 4 pacientë dhe 3 pacientë të tjerë kanë një pasqyrë klinike të rëndë.

Në Spitalin e Manastirit janë të hospitalizuar 2 pacientë , dhe gjendja e 1 pacienti po monitorohet që është në mjekim shtëpiak.
Në spitalin e Shtipit janë të hospitalizuar 6 pacientë , dhe gjendja e 1 pacienti po monitorohet që është në mjekim shtëpiak .

Në departamentet infektive në Tetovë, Veles, Kumanovë,Prilep dhe Ohër , janë të hospitalizuar gjithësej 47 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Covid -19

Сподели на:

Related Posts