SOT JANË KONFIRMUAR 38 RASTE TË REJA ME KOVID 19- NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIKUARVE ËSHTË 2077 , 16 PACIENTË TË RIKUPERUAR – 3 PACIENTË NDËRUAN JETË

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 16 pacientë të rikuperuar në: Shkup-1, Kumanovë-1, Prilep-4, Veles-9, Manastir-1. Dy pacientë nga Tetova vdiqën. Një pacient 74-vjeçar vdiq në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe gjendje Febrile, i trajtuar në klinikë që nga 21 maj. Një pacient 57-vjeçare vdiq në  spitalin e qytetit “8 Shtator” i hospitalizuar më 23 maj. Në Institut, nga spitali  Remedika është sjellë për analizë nga një pacient i vdekur nga Shkupi (53 vjeç), dhe është pozitiv me kovid-19. Në 24 orët e fundit janë kryer 560 teste, dhe janë regjistruar 38 raste të reja me kovid-19  edhe atë në: Shkup-24, Kumanovo-4, Stip-4, Tetovë-3, Manastir-1, Negotino-2. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2077, numri i pacientëve të rikuperuar është 1486, numri i të ndjerëve është 122, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 469.

Shpërndarja e fundit sipas qyteteve është:

• Shkupi – 771, aktiv 232

• Kumanova – 442, aktiv 36

• Dibër – 51, aktiv 0

• Shtip – 54, aktiv 19

• Prilep – 211, aktiv 43

• Tetovë – 182, aktiv 71

• Strugë – 77, aktiv 9

• Veles – 128, aktiv 31

• Manastir –29, aktiv 7

• Ohër –23, aktiv 8

• Kavadar – 5, aktiv 0

• Gostivar –22, aktiv 4

• Gjevgjeli – 4, aktiv 0

• Strumicë – 3, aktiv 1

• Kriva Palanka- 6, aktiv 0

• Radovish – 4, aktiv 0

• Krushevë – 3, aktiv 0

• Koçani – 31, aktiv 0

• Probishtip – 2, aktiv 0

• Kërçovë – 2, aktiv 0

• Negotino – 12, aktiv 5 (7 persona të infektuar nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

• Demir Hisar – 1, aktiv 0

• Makedonski Brod – 2, aktiv 0

• Pehçevë-3, aktiv 0

• Delçevë-1, aktiv 0

• Valandovë – 1, aktiv 0

• Vinicë – 3, aktiv 1

• Kratovë-2, aktiv 1

• Berovë-1, aktiv 0

• Sveti Nikole-1, aktiv 1

560 testet e kryera janë nga: ISHP-226, fakultetit i Veterinarisë-29, Avicena-18, Biotek-73, Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) -43, Sistina me metodë PCR -60 dhe MANU-111. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 27.023 teste për kovid -19.

Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera gjatë 24 orëve të kaluara, 168 teste janë brenda ekzaminimit në kopshte dhe institucione gerontologjike.Testet janë realizuar përmes Qendrave për Shëndet Publik Kumanovë dhe Shkup dhe nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me kovid-19. Në 24 orët e kaluara, 3 pacientë janë pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe gjendje febrile, gjithsej 47 pacientë janë të hospitalizuar. Në mbështetje të oksigjenit janë 20, ndërsa 1 pacient është në ventilim mekanik.

Në spitalin e përgjithsëm të qytetit “8 Shtator” janë pranuar 9 pacientë të rinj, gjithsej 29 pacientë janë të hospitalizuar.Në respirator janë 6 pacientë, dhe 7 pacientë janë me një pamje klinike më të rëndë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 5 pacientë, dhe 3 pacientë të tjerë po trajtohen në shtëpi. 9 pacientë janë hospitalizuar në  Shtip, dhe 7 pacientë janë duke u trajtuar në shtëpi. Në repartet infektive në Veles, Kumanovë, Prilep dhe Ohër, janë hospitalizuar 38 pacientë – pozitivë dhe të dyshuar me kovid -19.

Сподели на:

Related Posts